VIDEO/ Përmbytjet në Fier, uji depërton në banesa

Përmbytjet që kanë përfshirë Fierin ditët e fundit kanë shkaktuar pasiguri dhe dëme të konsiderueshme, duke i vënë në rrezik jetesën e banorëve. Sipërfaqet bujqësore dhe banesat janë përmbytur nga shirat e rrëmbyeshëm, duke i detyruar qytetarët të kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje urgjente nga autoritetet përkatëse.

LEXO EDHE: Përmbytjet në Fier/ 200 krerë lopë dhe dele në rrezik, banorët shpëtojnë bagëtinë me varka

Në disa zona të Fierit, uji ka depërtuar brenda banesave, duke krijuar kushte të padurueshme për banorët.

Pamjet e ardhura në redaksinë e "Syri.net" tregojnë shtëpi të mbuluara nga uji dhe familje që po përballen me këtë situatë të vështirë.

Qindra banesa janë nën ujë në këtë moment, ndërsa shtresat më të thella të ujit janë raportuar në oborre dhe nëpër hapësira të brendshme të shtëpive.

LEXO EDHE: Lumi Seman përmbyt fshatrat e Fierit, uji depërton në banesa, mbi 3 mijë ha tokë nën ujë (PAMJE NGA DRONI)

Banorët e zonave më të goditura po kërkojnë me ngulm ndihmën e shtetit dhe institucioneve të emergjencave civile.

Ata akuzojnë për neglizhencë në përgatitjen e infrastrukturës dhe kanaleve kulluese, të cilat nuk janë pastruar dhe janë të bllokuara, duke bërë të pamundur përmbytjen e ujërave të shiut.