EMRAT - Durrës/ Arratisja e Altin Ndocit nga spitali, arrestohen 8 persona

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali i Durrësit.

Mes të arrestuarve janë dhe kryeinfermieri dhe Zëvendës shefi i komanduar i policisë se burgjeve.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se kryeInfermieri Aulon Çuko është ndaluar pasi ka plotësuar dokumenta mjekësorë që paraqesnin situatën sikur Altin Ndoci, vuan nga sëmundje të veshkave ndaj ishte e nevojshme të kryhej vizita  në ambjentet e spitalit.

Në pranga dhe punonjësi i policisi Fation Baçi që është marë i pandehur nga SPAK, pasi i dha telefonin ERjon Veliaj për të folur me gruan e tij, Ajola Xoxa.

Të arrestuarit:

-Aulon Çuko- Kryeinfermieri

-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

-Pesë policët e shoqërimit:

Dorjan Saraçi,

Sal Ferollari,

Preng Marvataj,

Fatjon Baçi,

Aranit Çela

-Violeta Uka