Viti '95 dhe thyerja e tabuve: Si kënga 'Lermëni' u bë simbol i emancipimit të femrave dhe hapjes së mendjes në shoqëri

Në intervistën e saj më moderatorin e A Shoë, Adi Krasta, artistja Bleona Qerreti është kthyer pas në kohë, në vitin e vështirë 1997, kur performoi këngën 'Lermëni' në festival.

Ajo kujton momentin skenik të heqjes së pelerinës si një akt që theu automatikisht barrierat e mentalitetit të ngurtë shqiptar. Bleona e sheh veten si një figurë që, dashur apo pa dashur, u bë simbol i emancipimit të femrave dhe hapjes së mendjes në shoqëri.

Ajo shpreh mirënjohje të thellë për bashkëpunëtorët si Edmond Zhulali, Mimoza Ahmeti, Agim Doçi dhe Jorgo Papingji, duke theksuar se suksesi i saj është personal por i ndërtuar mbi themelet e punës së këtyre njerëzve të mëdhenj.