Shiu dhe balta përmbytin Laçin, Noka: Rilindja urbane e Laçit!
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka denoncuar një tjetër skandal me rilindjen urbane, këtë radhë në Laç.
Përmes një statusi të shpërndarë në platformën e tij sociale, Facebook, Noka ka denoncuar përmbytjet që kanë prekur qytetin e Laçit.
Siç shihet dhe nga video denoncuese e shpërndarë, shihen qartë pamjet me ujërat që vërshojnë në lagjet e qytetit të Laçit, ndërsa uji dhe balta ‘rrethojnë’ dhe një prej shkollave.
‘Rilindja urbane e Laçit’, shkruan Noka, teksa përcjell dhe videon me përmbytjen e qytetit.
Me sa duket reshjet intensive të javës që lamë pas nuk kanë kursyer as ‘Rilindjen urbane’ të qytetit, nga ku kanë mjaftuar pak milimetra shi, dhe Laçi të kthehet në një pellg ujëmbledhës, me baltë, mbetje plastike dhe shumë biznese dhe pallate që notojnë në ujë.