SYRI TV/ Çahet argjinatura e lumit Seman në Hasturkas, përmbytje masive në Libofshë, evakuohen banorët

Në Libofshë të Fierit, çarja e argjinaturës së lumit Seman lë pas dëme të panumërta dhe pasiguri ndër banorët që kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin në tentativë për të shpëtuar bagëtinë duke e drejtuar në tokë të thatë. Një situatë që nuk kishte ngjarë prej dekadash në zonën ku banorët fajësojnë autoritetet për këtë situatë të paralajmëruar.

Syri TV

Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka dorëzuar në pushtetin e ujit qindra hektarë tokë bujqësore dhe rreth 20 banesa. Shqetësuese mbetet gjetja e banorëve që duke tentuar të shpëtojnë bagëtitë e tyre dhe kanë humbur kontaktet me familjarët.

Situata është përkeqësuar gjatë natës dhe niveli i ujit vijon të rritet.

Momenti i gëzimit ishte ku me ndërhyrjen e mjeteve ushtarake ky çoban ishte i pari që kthehet në fshat me kopenë e tij.

Vijon puna nga autoritetet për lokalizimin dhe gjetjen e barinjve të tjerë.

pas disa orë kërkimesh të gjithë barinjtë u lokalizuan por banorët akuzojnë autoritetet për neglizhencë në këtë situatë të paralajmëruar duke theksuar se argjinatura e Semanit ka qenë prej vitesh e amortizuar dhe problematike, pa ndërhyrje serioze për forcimin e saj.