Koreja e Jugut: Kërkohet dënim me vdekje për ish-presidentin Yoon Suk - Yeol
Prokurorët e Koresë së Jugut kërkuan dënimin me vdekje për ish-presidentin Yoon Suk-yeol të martën, më 13 janar, për përpjekjen për të vendosur gjendjen ushtarake në dhjetor 2024, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.
"Prokurorët specialë kanë kërkuar dënimin me vdekje për ish-presidentin Yoon si 'udhëheqësin e kryengritjes'", raportoi agjencia, siç citohet nga AFP.