Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit
Arratisja e Altin Ndocit ka shkaktuar furtunë në Drejtorinë e burgut të Durrësit. Gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj informon se është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i burgut të Durrësit.
Drejtori, shefi i policisë dhe zyrtarë të tjerë deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku pritet të dilet edhe me konkuzionet për përgjegjësitë penale për skandalin e arratisjes.
Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe një gëzhojë.
Altin Ndoci, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i arrestuar nga SPAK si pjesëmarës në vrasjen e Andi Zylyfit, Endrit Alibej, Arben Dylgjerit dhe një personi Turk, u arratis nga spitali i Durrësit, sot në mesditë.
Mësohet se një makinë audi, e ka pritur Altin Ndocin, në hyrje të spitalit i cili sapo ka dalë nga spitali, ka hipur në makinë dhe është larguar.
Sipas pamjeve filmike, Altin Ndoci, sapo ka përfunduar ekzaminimin mjekësor pa prezencën e policëve në dhomë.
Ai ka dalë nga dhoma dhe sapo është shfaqur në korridor ku e prisnin tre policët, ka qëlluar ata me grushta dhe më pas është larguar me vrap në daljen e spitalit.
Sapo, ka dalë ka hipur në një audi, që dyshohet se është vjedhur dhe është larguar.