Zyrtarë të ambasadës së SHBA takojnë kreun e grupit të PD
Teksa pritet të nisë sesioni i ri parlamentar, më 19 janar, zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë, janë duke zhvilluar takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit.
Në orën 14:00 zyrtarët amerikanë kanë nisur takimin me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Diskutimet do të fokusohen tek bashkëpunimi dhe dialogu parlamentar, dhe tek përparimi me punën e dy komisioneve për reformën territoriale dhe zgjedhore.