Ekskluzive/ Syri TV sjell foton: Momenti kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit
Ekskluzive/ Syri TV sjell foto të Altin Ndocit në momentin që ka arritur të dalë nga spitali i infektivit i spitalit të Durrësit mesditën e sotme.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e arratisjes së tij dhe fotoja që Syri TV disponon është shkëputur nga pamjet e filmuara nga këto kamera.
Ndoci ka qenë i veshur me xhup të zi. Pasi ka dalë nga spitali ai ka vijuar drejt parkingut në pjesën e pasme të spitalit në të cilën e priste AUDI A7 ngjyrë i bardhë me të cilën ka mundur të arratisej.
Lexo dhe: U arratis nga spitali, çfarë rrëfente Dumani për Altin Ndocin: Donte të eliminonte vëllain tim, por…
Kamera nga materniteti i Durrësit ka arritur të fokusojë momentin kur Altin Ndoci është larguar me AUDI-n A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e cila e priste tek parkingu.
Ndërkohë Syri TV siguron dhe një foto kur një polic i burgut me pistoletë në dorë ka dalë për ta kërkuar.
Dy policë e kanë ndjekur nga pas por nuk kanë mundur.
Në hyrje të Kavajës, në autostradën Durrës–Rrogozhinë, Policia e Tiranës dhe ajo e Kavajës kanë ngritur postblloqe, në kuadër të kërkimeve për të burgosurin që u arratis.
Parkingu ku e priste AUDI A7