Aksident në zonën e Ujit të Ftohtë, automjeti përfundon në trotuar në Lungomare

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Ujit të Ftohtë, përgjatë shëtitores së Lungomares, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.