Mbrojtja e Arben Ahmetajt: Nuk faktohet asnjë shkelje dhe asnjë dëm buxhetit të shtetit në dosjen ‘buka’

Elton Qyno - Syri.net

Avokatët mbrojtës të ish-zëvendëskryeministrit të Shqipërisë Arben Ahmetaj, kanë dhënë sot parashtrimet para gjyqtares Irena Gjoka, duke kërkuar thirjen e një numri dëshmitarësh, përfshirë këtu dhe 3 ekspertët kontabël që kanë bërë ekspertimin financiar për rastin e privatizimit të aksioneve të shoqërisë aksionere, "Buka Sh.a".

Avokatët e Arben Ahmetaj, kanë pretenduar se nuk është bërë asnjë shkelje të detyrës së tij si ministër, që të ketë sjellë dëm financiar në buxhetin e shtetit.

Nga ana e prokurorit të çështjes Elvin Gokaj, ju vu në dukje se Arben Ahmetaj, ka shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që është ligj dhe i botuar në fletoren zyrtare.

Këtë vendim nuk e ka zbatuar as ministri Florian Mima dhe as ministri Haxhinasto, por u shkel nga ministri i rradhës, Arben Ahmetaj.

Me shkeljen e këtij vendimi ka ardhur një dëm financiar në buxhetin e shtetit

Avokati Enrik Ligori, kërkoi para gjykatës që të pyeten ekspertët kontabël në dosjen herimore si më poshtë vijon:

Emil Nova

Fabiana Kalaja

Frederik Seiti

Shkëlqim Cani

Geraldina Prodani

Hysen Caka

Roza Alluni

Ergys Civici

Nuri Sotaj

Lirim Fezollari që bleu në ankand aksionet e Buka Sh.a.

Thuajse të njëjtën listë dëshmitarësh e ka paraqitur para gjykatës dhe përfaqësuesi i prokurorisë së posaçme.

Njëherësh prokurori kërkoi dhe krijimin e kushteve teknike me video-konferencë, për pyetjen e Arben Ahmetajt, përmes një video-konferencë nga  Zvicra ku ai jeton që nga koha kur është shpallur në kërkim nga SPAK.