'Agasit duan t'ia hedhin çelësin në det'/ Haxhia: Vetëm po të jetë i çmendur të vijë të paraqitet para drejtësisë, ja ku ndodhet...

Avokati Maks Haxhia, mbrojtësi i 'biznesmenit' Ergys Agasi, u shfaq sot para SPAK-ut për të shpjeguar pse klienti i tij vijon të qëndrojë jashtë Shqipërisë, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza të rënda penale. Me deklarata që lënë më shumë pikëpyetje sesa sqarime, Haxhia pranoi se Agasi nuk ndodhet në vend, duke e cilësuar paraqitjen e tij para drejtësisë si “të pamendueshme” në kushtet aktuale.

Sipas avokatit, mbrojtja ndodhet në një “terr të plotë informativ”, pasi SPAK ende nuk u ka vënë në dispozicion dosjen hetimore të nisur që në vitin 2023. Megjithatë, kjo mungesë informacioni nuk e ka penguar Haxhian të japë konkluzione të forta, duke i quajtur akuzat ndaj Agasit “absurde”, edhe pse hetimi është ende në fazë aktive.

Në një deklaratë, Haxhia tha se vetëm një person që “do t’ia hedhin çelësin në det” do të paraqitej përballë drejtësisë në këto rrethana, duke lënë të kuptohet se klienti i tij nuk ka ndërmend të kthehet së shpejti. Ndërkohë, ai hodhi poshtë zërat për arrestim, duke u mjaftuar me shprehjen enigmatike se “fakti që s’është arrestuar, e ka vetë përgjigjen”.

Avokati u përpoq të distancojë Agasin nga akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe heqje të paligjshme të lirisë, duke theksuar se ai është “thjesht biznesmen”, një status që, sipas tij, provohet lehtësisht në QKB. Pavarësisht kësaj, mbetet e paqartë pse një biznesmen pa lidhje me tendera përmendet në një dosje të tillë të rëndë penale.

Haxhia vendosi edhe një kusht për paraqitjen e Agasit: dorëzimin e plotë të dosjes hetimore. Deri atëherë, sipas tij, klienti do të vazhdojë të qëndrojë jashtë vendit, ndërsa opinioni publik, sipas avokatit, po “ndikohet padrejtësisht” nga rrjedhjet në media.

Në fund, avokati shprehu mosbesim ndaj institucioneve të drejtësisë, duke kujtuar se ankesa të mëparshme ndaj prokurorëve kanë mbetur pa përgjigje.

Haxhia:

Qoftë përgjegjësia administrative dhe penale, po ajo që është kryesorja është për të kthyer situatën në normalitet. Sepse ky është një procedim i vitit 2023 dhe ne si mbrojtje nuk kemi absolutisht asnjë material. Kemi vetëm vendimin e parë të caktimit të masave të sigurisë. Ndërkohë sot unë erdha për të parë dhe nëse është zbardhur vendimi i pyetjes së pandehurit mbas nenit 248, i cili akoma nuk është zbardhur.

Dhe në këto kushte, mbrojtja është e paralizuar dhe është në kushtet e një, e një terri të plotë informativ lidhur me me materialet e dosjes. Kaq. Ne kërkojmë më elementaren për të mbrojtur dhe për të ushtruar mbrojtjen tonë ndaj klientit tonë.

Tashi, zoti Agasi, siç ua kam bërë dhe me dije me informacionin që kam nga familja, nuk ndodhet në Shqipëri. Por nisur nga kjo situatë, nisur nga kjo situatë e cila është një praktikë që mbarëset opinionin dhe ngrihen akuza, akuza që janë absurd, absurditete, që ta akuzosh një person i paveshur me pushtet për veprimtari të pushtetit, siç janë shkelja e barazisë së shtetasve në tender, apo heqja e paligjshme e lirisë të një personi për shkak të mos pjesëmarrjes në tender, në një kohë që zoti Agasi nuk ka asnjë aktivitet dhe asnjë lidhje me tenderat në AKSH.

Tashi, duke ardhur tek përgjigja e pyetjes suaj, ju bëj me dije se zoti Agasi i ka mbaruar punët e veta, por në këtë terren vetëm po të jetë një njeri që që do që t'ia hedhin çelësin në det, mund t'i vijë dhe të të paraqitet në organet e drejtësisë. Dhe këto, dhe kjo situatë e cila është krijuar kastile dhe duke ngritur akuza të rënda, bëjnë që zbatimi i masës së sigurisë bën që ai të mos mos ketë më asnjë shans për të komunikuar me drejtësinë në bazë të të drejtave të tij kushtetuese dhe procedurale. Prandaj, megjithatë është vendimi i tij për të ardhur apo apo për të mos ardhur, për t'u paraqitur, por në kushtet që nuk ka asnjë informacion, nuk ka asnjë provë, nuk ka asnjë material për akuzat që i ngrihen, vetëm po të jetë i çmendur të vijë të paraqitet.

Tashi ,për sa i përket pyetjes së parë për lidhur me që me një deklarim që është arrestuar, fakti që s'është arrestuar e ka vetë përgjigjen, për shkak të të shumë thashethemeve, të të shumë opinioneve, me qëllim, pa qëllim, me nëntekste ose me tekste, kështu që nuk mund të përgjigjem më shumë se kaq. Për sa... Folësi 4: Ishte zyrtar i lartë i Partisë Socialiste.

Jam i depolitizuar dhe s'kam qenë asnjëherë. Jam në profesionin tim të lirë dhe i përkushtuar dhe i përkushtuar për atë mision që kam marrë bashkë me kolegët e mi. Por në lidhje me pyetjen e dytë, që zoti Agasi është biznesmen, kjo është e pa e pakundërshtueshme sepse është lehtësisht e aksesueshme në në QKB për të, pozicionuar pozicionin e tij në biznes.

Jo, unë deri tashi i kam, komunikimet i kam me familjarët e tij, të cilët janë shumë të irrituar për për opinionin që që është përgatitur dhe që është ndikuar nga përhapja e materialeve, të cilat jo që janë sekret, po nuk e kemi më shumë tek sekret. Është e drejtë e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi vetë. Por ne e kemi tek kjo që mënyra se si janë servirur, segmente të veçanta, pa lidhje, bëjnë që të ngarkohet me përgjegjësi penale dhe të kriminalizohen edhe kontaktet dhe shoqëritë që kanë njerëzit me njëri-tjetrin. 

Jo,  në momentin, ju siguroj që në momentin që ne, organi i akuzës do na vërë në dispozicion materialet që i ka që nga viti 2023, ju siguroj unë personalisht që unë do t'i do t'i kërkoj klientit tim, sepse unë e di, të paktën deri tashi se po të ishin materiale që provonin fajësinë e tij, do t'i vënin menjëherë në dispozicion. Fakti që ata s'i vënë në dispozicion, do të tregon që ata e kanë shumë të errët procesin e të provuarit.

Për shembull, një mund të sjell, heqja e paligjshme e lirisë të një shtetasi që e lidhin me me klientin tim, është absurditet, s'ka të bëjë fare, sepse e lidhin me një pjesëmarrje në tender, ndërkohë që ky s'ka qenë fare në tender.

Absolutisht, unë e kam ruajtur shumë etikën profesionale dhe ligjore. Çdo gjë komunikim e kam bërë me shkresë, qoftë me prokurorin e çështjes, qoftë edhe me institucionet që që sapo ju paraqita për për ruajtjen e sekretit dhe dinjitetit të personit.

Absolutisht, tashi për tashi, bazuar në Kodin e Procedurës, ne nuk kemi asnjë mjet më për të për të kaluar në në etapat e mëtejshme procedurale.

Po ILD-ja, ILD-ja e KLP-së s'ka kthyer akoma përgjigje Erion Velisë, ish-kryetarit ose kryetarit të Bashkisë aktual, për një kërkesë që ankimon ndaj prokurorit. Të paktën kthej. Unë e kuptoj orientimin, pozicionimin, po të paktën autoriteti dhe serioziteti i një institucioni duhet të kthejë përgjigje. Ktheje edhe negative, e verifikuam dhe nuk u bë. Kështu që nuk kam shumë shpresë.