‘Ajo që bëri është e neveritshme’, tifozët e Real Madridit akuzojnë Mbappé-në për shkarkimin e Xabi Alonsos
Lojtari francez, Kylian Mbappé, po gjendet në qendër të polemikave në Madrid, pas ikjes së Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit. Ndeshja e fundit e trajnerit spanjoll ishte humbja në Superkupën Spanjolle kundër Barcelonës, por ajo që ka irrituar tifozët është sjellja e Mbappé-së pas ndeshjes.
Xabi Alonso kishte urdhëruar lojtarët e tij të Realit që të bëjnë një korridor nderi pas humbjes, por Mbappé e kundërshtoi këtë urdhër hapur, duke shkelur disiplinën dhe respektin ndaj trajnerit. Ky veprim ka nxitur reagime të ashpra nga tifozët në rrjetet sociale.
Disa prej komenteve më të theksuara nga Reddit:
Lakerman0824: “Ajo që bëri Mbappé është e neveritshme. Një ekip qesharak. Shpresoj të dëgjohen fishkëllimat në ndeshjen e ardhshme në shtëpi.”
AGDQ_boi: “E dua Vinin dhe e dua Mbappé-në, por ajo që ndodhi me Xabi-n më duket e çmendur. Videoja ku Mbappé sulmon Xabi-n më bëri shumë nervoz. Të gjithë duhet ta respektojnë trajnerin. Drejtuesit duhet patjetër të marrin kontrollin e situatës. Nuk u intereson opinioni im, por kjo mungesë respekti ndaj stafit dhe trajnerit më bën të mos e mbështes më ekipin.”
Organic_Morning3854: “Mbappé gjithmonë ka qenë problematik. Ka një arsye pse PSG fitoi ‘Tripletën’ në sezonin e parë pas largimit të tij. E ndot çdo vend me egon e tij.”
Unlogor: “Asgjë nuk e ndryshon faktin që pas ardhjes së Mbappé-së në Madrid, dy trajnerë u shkarkuan brenda një viti. Është çmenduri.”
Casillas008: “E di që mund të kritikohesha, por nuk kam qenë kurrë fans i Mbappé-së pas sagës së vitit 2022. Po filloja ta vlerësoja, por turpëruese të poshtërosh trajnerin tënd dhe një legjendë të klubit para të gjithëve.”
Reagimet tregojnë zemërimin e tifozëve dhe tensionin brenda klubit pas largimit të Xabi Alonsos, duke vendosur një herë të tjera në qendër debatin mbi rolin e ‘yjeve’ të mëdhenj në fushë dhe respektin për trajnerët.