Rrëshqitje masive dheu në Vajzë të Vlorës, rrezikohen 3 banesa
Një rrëshqitje masive e tokës, është konstatuar në fshatin Vajzë të Vlorës në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun.
Burimet raportojnë se rrëshqitja aktualisht po avancon drejt tre banesave të pabanueshme, ndërsa terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe me rrezik të shtuar për zgjerim të rrëshqitjes, veçanërisht në rast të reshjeve të mëtejshme.
Fatmirësisht, nuk raportohet për banorë në rrezik të drejtpërdrejtë, pasi objektet e prekura janë të pabanuara.