Calhanoglu me problem muskulor, ja sa do të mungojë mesfushori i Interit

Hakan Calhanoglu ka pësuar një problem muskulor në pulpën e këmbës së majtë. Mesfushori turk u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të gjatë ndeshjes së madhe kundër Napolit. Sot, Calhanoglu u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano, të cilat kanë përjashtuar dëmtime serioze, por nuk do t’i lejojnë atij të luajë ndaj Lecce-s, Udinese-s dhe, më e rëndësishmja, ndaj Arsenalit. Gjendja e tij do të rishikohet gjatë ditëve në vazhdim.

Ekzaminimet kanë treguar se mesfushori ka një problem muskulor në pulpën e majtë. Për shkak të ndjeshmërisë së zonës dhe natyrës së dëmtimit, stafi mjekësor dhe trajneri Chivu do të ndjekin një qasje të kujdesshme.

Nga ana e kohës së rikuperimit, mungesa për ndeshjet e nesërme kundër Lecce-s dhe të sës shtunës kundër Udineses është e sigurt. Normalisht, ky lloj dëmtimi kërkon të paktën 10-15 ditë pushim, që do të thotë se kthimi në fushë për ndeshjen e Champions League ndaj Arsenalit më 20 janar duket i pamundur. Më e mundshme është rikthimi për takimin kundër Dortmundit, më 28 janar, ose në rast më optimist, kundër Cremonese-s më 1 shkurt.

Calhanoglu do të ndiqet nga stafi mjekësor dhe programi i trajtimit do të përshtatet sipas reagimit të tij, me qëllim rikuperimin e plotë dhe shmangien e ndonjë komplikacioni të ri.