‘Incenerator’, nuk ekzistonte në shqip/ Gjinushi e fut tek fjalori i ri, si një kujtesë për shqiptarët se si rilindja vodhi miliona
Duke kontrolluar në fjalorin e ri të gjuhës shqipe që është publikuar on-line menduam të kërkojmë shpjegimet për një fjalë që është përdorur shumë kohët e fundit.
Sidomos pas ardhjes në pushtet të rilindjes, fjala “Incenerator” ka qenë në qendër te vëmendjes mediave dhe politikës. Këta që qeverisin e përmendin vetëm për mirë këtë fjalë, pasi kanë vjedhur me miliona euro nën petkun e incenerimimit nëpërmjet inceneratorëve. Kanë blerë media e intelektuale me paratë e këtyre “perlave” të trajtimit të mbetjeve e vazhdojnë tu thonë shqiptarëve se ata ekzistojnë ndërkohë që nuk duken gjëkundi.
Kjo fjalë nuk kishte ekzistuar më parë në fjalorin e gjuhës shqipe por beniamini i Edi Ramës ne Akademinë e Shkencave ish ministri i diktaturës Skendër Gjinushi nuk e ka lanë në harresë.
Nuk e ka bërë që ti kujtojë Ramës vjedhjen dhe abuzimin që ai dhe zyrtarët e tij bënë me këto vepra publike që nuk ekzistojnë gjëkundi por është një iniciativë që fjalët që kanë hyrë ne përdorim natyralisht edhe pse kanë një “histori të dhimbshme” të sanksionohen në fjalor.
Pra prej sot, shqiptarët që nuk i shohin me sy Inceneratorët, të paktën kanë në fjalor fjalën e re. Mund te ngushëllohen me kaq./E.I/