Fieri nën ujë, Baçi: Qytetarët po braktisen nga qeveria, të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore
Përmbytjet në qarkun Fier kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në bujqësi, banesa dhe blegtori.
Sipas deputetit Luan Baçi, sipërfaqe të tëra me grurë, elb dhe foragjere janë shkatërruar, ndërsa janë raportuar dëme edhe në orendi shtëpiake, banesa, bagëti të imta dhe gjedh.
Zona të shumta vijojnë të jenë nën ujë, me dëme që rriten çdo ditë. Lumi Vjosë ka përmbytur disa fshatra, përfshirë Ferrasin, Çervenin, Martinen, Frakullin, Varibobin dhe Boçovën, ndërsa lumi Seman, pas hapjes së portave të hidrocentralit të Banjës, ka dalë nga shtrati duke përmbytur zona nga Belina në Daullas, Mujalli, Ndernenasi e Asturkas, duke mbuluar toka bujqësore, sera dhe stalla bagëtish.
LEXO EDHE: Çahet argjinatura e lumit Seman në Asturkas: Dhjetëra banesa nën ujë, qindra bagëti të bllokuara
Deputeti Baçi akuzon qeverinë për mosshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe për mungesën e kompensimit ligjor të qytetarëve të prekur në Fier, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe zona të tjera.
Ai denoncon, gjithashtu, abuzime në procesin e verifikimit të dëmeve, duke pretenduar se vlerësimet bëhen në mënyrë selektive dhe politike.
Baçi thekson se, qytetarët po denoncojnë padrejtësitë, por shpesh në anonimat nga frika e hakmarrjes. Në fund, Baçi u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi, duke theksuar se Partia Demokratike do të jetë në krah të tyre.
Postimi i plotë:
Permbytjet ne qarkun Fier kane shkaktuar deme ne vlera te medha dhe shuma te konsiderueshme!
Deme te konsiderueshme ne toka me te mbjella, grure, elb, foragjere te ndryshme per bagitit!
Deme ne orendi shtepiake dhe banesa.
Deme ne bageti te imta dhe gjedh!
Zona te te tera te permbytura ku uji vazhdon akoma ti mbuloje dhe te shkaktoj deme ne vazhdimesi!
Lumi Vjose, ka permbytur Ferrasin, Çervenin, Martinen, Frakull, Kashishit, Varibob, Boçove dhe shume fshatra te tjera ne zona te ndryshme..
Semani, pas hapjes se portave te hidrocentralit te " Banjes" nga autoritetet, ka dale nga shtrati dhe i ka marre radhe, nga Belina ne Zharrez, ne Mbrostar, Petove, Grecalli, Daullas, Mujalli, Ndernenas, Asturkas dhe ka mbuluar spierfaqe te tera me toka,te mbjella, me sera, dhe stalla bagetish....
Qeverria e hajduteve dhe K...M...i miliarda eurove te shume aferave korruptive, nuk shpall gjendjen e fatkeqesise natyrore dhe me ligj ti kompesoj dhe demshperblej qytetaret e permbytur ne Fier, Durres, Vlore Shkoder dhe ne gjithe vendin ku ka permbytje,.....
Por ngre ekipe me patronazhiste, per te bere verifikimet e demeve dhe vleresimin e tyre, sipas qejfeve dhe orekseve te ketyre pushtetarve te korruptuar, ku si kriter ne vleresim kane se:
Kujt partie i perket, nuk duhet te jet opozitar perfituesi.
Si dhe te pranoj, aq sa e vleresojne dhe te falenderoj me zemer qeverrine dhe K...M...per ndihmen a thua i demshperblejne nga xhepi i tyre!
Shume qytetare po ngren zerin, po denoncojne dhe ankohen, per abuzimet me verifikimet, anashkalimet, selektimet dhe padrejtesite, por gjithemon duke ruajtur anonimatin, pasi i tremben hakmarrjes primitive te pushtetareve te korruptuar, lokal dhe qendror!
Denonconi te dashur qytetare, cdo afer, çdo veprim dhe qendrim korruptiv te hajduteve ne pushtet, partia demokratike, do te jet ne krah tuaj dhe bashke me ju, per cdo hall dhe shqetesim qe do te keni!