Pedro shkruan historinë te Lazio, thyen rekordin e Miroslav Klose-s
Pedro vazhdon të jetë një burim i pashtershëm futbolli për Lazio-n, edhe në moshën 38-vjeçare. Sulmuesi spanjoll shënoi një gol nga penalltia kundër Fiorentinës, duke vendosur një rekord të ri në klubin italian: ai është lojtari më i moshuar që shënon për Lazio-n, duke tejkaluar Miroslav Klose-n, i cili e kishte vendosur këtë shifër kur ishte 37 vjeç e 341 ditë. Pedro e arriti këtë moment 38 vjeç, pesë muaj e 10 ditë.
Karriera e tij e gjatë dhe e pasur filloi që në vitin 2008 me Barcelonën, dhe më pas ai ka luajtur për klube si Chelsea dhe Roma, duke numëruar pothuajse 800 paraqitje si profesionist. Talent i hershëm dhe i vazhdueshëm, Pedro ka qenë gjithmonë një figurë kyçe në çdo skuadër ku ka luajtur, duke mbetur një histori e gjallë e futbollit spanjoll.
Sulmuesi ka konfirmuar se sezoni aktual do të jetë i fundit i tij te Lazio, edhe pse nuk përjashton mundësinë të vazhdojë karrierën diku tjetër. “Pa dyshim, ky do të jetë viti im i fundit te Lazio, por dua ta lë këtë skuadër aty ku e meriton, në Europë, për të krijuar një kujtim të bukur. Sa vite do të luaj më? Është e vështirë të them, por dua të shfrytëzoj çdo stërvitje maksimale. Çdo ditë që kalon më afron me tërheqjen nga futbolli,” deklaroi ai.
Që nga mbërritja e tij në vitin 2021, Pedro ka fituar respektin e gjithë skuadrës dhe tifozëve, me më shumë se 147 ndeshje dhe 25 gola të shënuar. Stil i tij ‘Rock and Roll’ në fushë do të mungojë shumë në Romë.