'Premtimet bosh dhe dështimi i dëmshpërblimeve', Guri: Fermerët e Maliqit të braktisur, shteti po na injoron

I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto"në Syri TV, fermeri Julian Guri theksoi se situata me fermerët e Maliqit është në një krizë të thellë dhe ka arritur në një pikë ku asnjë mundësi shpëtimi nuk duket e mundur. Ai tha se përmbytjet e dyta radhazi në Maliq kanë shkatërruar rreth 3000 hektarë tokë bujqësore duke krijuar një situatë katastrofike për fermerët.

Guri akuzoi ashpër qeverinë për papërgjegjshmëri dhe mungesë veprimi, duke theksuar se mos pastrimi i lumit Devoll, që është shkaku kryesor i përmbytjeve, ka lënë gjithë zonën të mbetet e përmbytur dhe të pa mbrojtur. Sipas tij, fermerët e Maliqit janë të braktisur nga autoritetet dhe asnjë prej tyre nuk ka marrë mbështetje konkrete për të përballuar pasojat.

Fermeri theksoi se tashmë fermerët po mendojnë seriozisht për braktisjen e tokave të tyre, pasi janë të mbingarkuar me borxhe dhe pa mundësi të mbjellin për vitin tjetër. Ai shpjegoi se premtimet për dëmshpërblimet nga përmbytjet e mëparshme kanë mbetur thjesht fjalë bosh, duke i cilësuar si mashtrime.

Guri e përfundoi deklaratën e tij duke theksuar se "nuk ka më shpresë", dhe se fermerët janë të detyruar të mendojnë për largimin përfundimtar nga tokat e tyre.

Pjesë nga deklarata:

Edhe asnjëri nuk vjen të na thotë: "Ore, si e ke hallin? Çfarë të bëhet? Si do të bëhet?" Si edhe një lloj... Po vuajmë nga tregu, nuk po i shesim dot. Pasi vetëm hyjnë nga Gjermania, nga Maqedonia, nga Serbia, nga të gjitha anët. Edhe, mbaruam. Jemi në katastrofë. Nuk kemi më mundësi ta mbajmë më. Po, tarifa, tarifa, zero, zero. Asnjë fjalë të mirë, po lëre... Fjalët e mira nuk i kanë këta më. Ata nuk kanë më as gënjeshtra. I mbaruan dhe gjenjeshtrat.

Kërkuam që merr një përgjigje zyrtare: “Çfarë do të bëhet? Si do të bëhet?” Ata e bojkotuan të gjithë mbledhjen. S'kishte lidhje me pune partie, nuk kishte lidhje. Ne jemi fermerë. Nuk kemi lidhje me punë partie. Për ne le të jetë kushdo, thjesht të na mbështesin. Nuk ka rëndësi për ne. Po, nejse. S'na përkrahën, ikën, e lanë, e bojkotuan, s'u afruan fare.

Këshilltarët bashkiakë nuk shkuan në këshill fare. S'kishte. Vetëm dy ishin atje.
Edhe, asnjëherë. Jemi pa përgjigje, pse u mbytem, ​​pse u bë kjo, çfarë të bëjmë. Asgjë, asgjë. Po, varet nga sasia që ka hedhur. Unë kam mbi 250-300 milionë dëme, sepse u përmbytën dhe herën e parë. Hyra, e punova, e mbolla prapë. E kisha me patate, e mbolla grurë. Më përmbyti prapë. M'i mbyti tokat prapë. Domethënë, sa po e mbolla, ajo u kalb prapë. Është diçka që është faktike dhe këtu e di kushdo.

Arsyeja e përmbytjeve në Maliq, është mospastrimi i lumit Devoll, që nga ura në Maliq, e deri në 5 kilometra përposhtë, për nga pjesa e Lozhanit. Ata thonë se nuk mund ta çajnë, sepse është pjesë e fortë. Kjo është e tëra. E kanë bërë, po, ku kanë vajtur? Edhe ne në këshill e kërkuam, mirëpo bashkia nuk e kishte kërkuar pjesën e emergjencave. sepse duan ta kalojnë mua. Ky është thjesht: gjenje ti, gënjej unë, gjenjen ai, dhe secili gënjen për veten e tij.

Po, nuk dihet për 18-tën, po le të shohim 17-tën. Ai thotë do të bëhet. I bie do marrim valixhen. S'ka më kuptim këtu. Asnjë fermer nuk ka më mundësi që të mbillet për vitin tjetër. Si edhe një. Se kemi faturat e pashlyera prej dy vitesh. Mirë ai që la... farë patate, me lekë nga borxhi neve. Se s'ka shpresë. Të gjithë, të gjithë, pa përgjegjësi, asnjëri. Mos u gjenjehet asnjëri. Të gjithë janë kokë e këmbë. Kush ka 20, kush ka 100, kush ka 20, kush ka këtej borxh. S'ka më si verë, si vjeshtë më këtu. Për prodhime, një herë nuk bëhet fjalë. Mjerë, mjerë kush punon. Edhe lum kush s'i punon.

Po, nga halli na dalin dhe fjalët. Kështu thotë kryeministri, të paktën. Kryeministri thotë se do dëmshpërblehen. Po këta, kam dy muaj, unë, s'ka ardhur njeri të: "Ore, të kenë hedhur lekët e dëmshpërblimit." Kam dy muaj që më mbytën rreth 20 hektarë, dhe asnjë njeri s'ka ardhur. Kryeministri del atje dhe thotë: "Ju jeni dhe juve." Kjo është e gjitha. Nuk ka shpresë.