Temperaturat e ulëta dhe ngricat krijojnë problematika në qarkun Elbasan

Ditën e sotme, datë 13.01.2026, qarku i Elbasanit është përfshirë nga mot me temperatura të ulëta, ku në zonat malore vlerat kanë zbritur në negative, duke krijuar rrezik për ngrica në disa segmente rrugore.

Në akset rrugore nacionale Elbasan–Qafë Thanë dhe Elbasan–Gjinar, si rezultat i temperaturave të ulëta, është hedhur kripë në të gjitha pikat problematike. Qarkullimi vijon normalisht.

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë trajtuar me kripë edhe disa pika problematike në qytetin e Elbasanit.

Prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës janë ulur dhe nuk paraqesin rrezikshmëri.

Edhe shkarkimet nga HEC Banjë janë ulur dhe, së bashku me prodhimin, janë 190 m³/sek.