A financuan atentatin ndaj Trump paratë e pista që u pastruan në Shqipëri? Nesho: Ja pyetja që po ngre FBI
Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin “TASK FORCE” në SYRI TV, gjatë diskutimit në studio përmendi edhe projektin “Ballkani i Hapur”, duke e cilësuar atë si një nismë të sponsorizuar nga rrjeti i Soros dhe e kundërt me interesat kombëtare të Shqipërisë dhe perspektivën perëndimore të rajonit.
Sipas Neshos, “Ballkani i Hapur” ka qenë një projekt i dështuar, i refuzuar tashmë edhe nga Brukseli, pasi synonte ta kthente rajonin në një “hub financiar” për interesa të errëta, ku do të përfshiheshin autokraci, oligarkë dhe kapitale nga Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme. Ai theksoi se përfituesit realë do të ishin kompani të lidhura me Soros, të cilat, sipas tij, do të përfitonin nga një mjegull financiare e pakontrolluar, deri në influencimin e institucioneve kyçe si Banka e Shqipërisë.
Nesho u ndal edhe te rasti McGonigal, duke deklaruar se për herë të parë kryeministri Edi Rama është evidentuar në një zinxhir lidhjesh që përfshijnë segmente të financimit rus dhe interesa oligarkike. Ai përmendi gjithashtu emra si Deripaska, oligark rus i sanksionuar, i cili sipas tij ka kërkuar investime në zona të mbrojtura si Divjaka dhe Karavastaja.
Në vijim, diplomati ngriti shqetësime serioze mbi licencat e kazinove, qarkullimin e parave të krimit dhe dyshimet se këto fonde mund të kenë ndikuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në zhvillime kriminale ndërkombëtare. Sipas tij, ndërgjegjja ndërkombëtare, veçanërisht ajo e SHBA-së, po kupton se pas imazhit politik të kryeministrit shqiptar fshihet një realitet i rrezikshëm për sigurinë dhe demokracinë.
Nesho:
Dhe një gjë se ky ka patur përkrahje nga Alex Sorosi. Projekti Ballkanin, që po të shikosh edhe reminiscencën e saj, ka mbetur edhe në projektin, në firmën ekzekutive të presidentit Trump, i futur nga demokratët, demokratët. Shahini, është projekti i sponsorizuar nga Sorosi për të mbajtur Ballkanin e hapur.
Atje flitet akoma për Ballkanin e hapur. Janë një kohë me vonesë, megjithëse vetë Europa, Brukseli e ka e ka quajtur një projekt të dështuar kundër interesave të Shqipërisë dhe të Europës dhe perspektivës perëndimore. Se çfarë ishte? Ishin ta bënin pikërisht një hab që të vinin të gjithë, që nga arabët, sheikët, vendet e lindjes, autokracitë, Kina, Rusia dhe të shkëmbenin, të shkëmbenin domethënë, produktet financiare dhe të gjitha, të ishte diçka ku të negociohej dhe kush fitonin, fitonin ata si kompanitë Soros, të cilët në këtë mjegull financiare mund të nxirrnin profite të jashtëzakonshme, duke kontrolluar dhe Bankën Qëndrore të Shqipërisë, se nuk është.
Dhe tani, Rama për herë të parë është evidentuar nga McGonigal. McGonigal me segmentet e tij kishte lidhje me segmente të financimit të oligarkëve rus. Të cilët indirekt ishin brenda projekteve që McGonigal dhe kompania e tij e regjistruar që bleu këtu të atij avokatit, si e kishte e të tjerë, që u bënë katër atje. Të gjitha këto dihej që influenca për të zëvendësuar ato domethënë aksionet në në naftë e të tjera, në fakt ishte dhe kompania tjetër kishte influencë ruse.
Ke Deripaskën që erdhi kërkoi investime të në në zonën e Divjakës, Karavastasë e të gjitha. Kur dihet ka qenë oligarku që gjatë asaj kohe ka qenë i penalizuar, një njeri që zotëronte gjithë tregun ballkanik për çështjen e aluminit dhe ishte një nga eksponentët që bënte indirekt politikën e Putinit. Gjeti vend menjëherë. Po këto gjëra evidentohet vetëm kur ti shkel diçka të kuqe.
Dhe zoti ne na ka ndihmuar duke huazuar shprehjen e famshme të Ramës që Zoti e shpëtoftë Amerikën nga presidenti Trump, se ai e ka thënë i pari. Ne Zoti na shpëtoi që ky vajti takoi dhe i dha jo një, po dy liçenca kazinoje Sinaloas. Dhe dihet edhe një gjë që nuk është, që një nga pyetjet që FBI ka, që këto pare të krimit, të drogës, të Sinaloas e të krimit, a kanë financuar dhe në goditjen dhe atentatin e Presidentit Trump? Se kështu është bërë qarkullimi. Janë pastruar kudo që janë, janë edhe në Shqipëri.
Janë këto lejet e Ramës e ky qarkullimi i parave që ka, që ka vajtur edhe mund të ketë influencuar edhe në blerjen e në organizimin e krimit të organizuar, vrasjeve, jo vetëm vrasjeve fiktive nga droga. Prandaj në këtë kuptim, ndërgjegja ndërkombëtare, sidomos e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tani ka thënë që ky njeri, ky qenka një përbindësh i shitur si...