VIDEO/ Meri Lika: Durana, kopshti i dytë i Ramës, ky është ai kopshti financiar i kryeministrit
Ekspertja e çështjeve ekonomike Meri Lika, e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur për skandalin tjetër të madh të qeverisë së Edi Ramës ‘Durana’ një park teknologjik në Xhafzotaj të Durrësit, që deri më tani ka mbetur vetëm në deklarata politike të Edi Ramës.
Sipas ekspertes Lika, ky park është kopshti financiar i Edi Ramës, pas kopshtit të ‘Edenit’ në selinë e qeverisë.
‘Ky përbindësh shtet... E kemi diskutuar dhe njëherë kanë qenë të sigurt, njeriu arrin në nivele të tilla kur mendon që nuk do ta gjejë asgjë, që nuk do t'i ndodhë asgjë.
Tani Durana është një kamp, mund të themi, se... Po i thënçin po. Është për zhvillimin teknologjik të biznesit në Shqipëri. Të gjitha bizneset që do merreshin me zhvillimin e teknologjisë për AI-në, për inteligjencën artificiale dhe këto, duhet të venin të vendosnin vendndodhjen në Xhafzotaj dhe të zhvillonin aktivitetin aty.
Silicon Valley ishte. Po pra. Dhe se kam dëgjuar shpesh që po thonë për televizione që fitojnë me një tatim vetëm 5%. Jo, e kanë zero. Gjithçka e kanë zero. Zero tatim fitimi për 15 vjet, përjashtim nga TVSH-ja, përjashtim nga taksat doganore, lehtësim në sigurimet shoqërore, përjashtim nga të gjitha taksat për një periudhë 10 vjeçare, përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për 10 vjet, rimbursim i pjesshëm nga shteti për kostot e trajnimit për punonjësit.
Kjo s'kemi pse t'i themi as parajsë fiskale, as zonë e lirë ekonomike, sepse këtu nuk është i lirë të hyjë kushdo, por këtu është i lirë të hyjë vetëm ai që do kryeministri.
Ky është kopshti i dytë i kryeministrit. Përveç atij kopshtit që ka ndërtuar atje me bazë. Po kopshti i Edenit atje. Ky është kopshti i dytë i tij. Ky është kopshti financiar. Ai është kopshti i Edenit, ky është financiari. Dhe këtu janë futur të gjithë me ëh, kanë krijuar një dhomë tregtie, tek e cila mund të regjistroheshe nga 50 euro deri në 5000 euro, në bazë të, njësoj si ato kartat American Express që janë gold, platinum.
Kështu ishin dhe këtu, gold, platin, kush hynte në njërën, në varësi të pagesës që do bëje. Po, jo, është në varësi të lidhjeve, jo në varësi të pagesës. Edhe pagesës dhe madje ka që disa prej tyre do paguanin kaq, të tjerët mund të flasin. Domethënë duhet të bëhej dhe negociata për këtë. Dhe kush shkonte atje, ishte i lejuar të merrte edhe tendera në AKSH. Në Xhafëzotaj nuk ka asgjë. Pra, këtu kemi arritur.
Dhe duke qenë se dhe nuk ka asgjë, në dhjetor, në nëntor të 2025-ës, e cila ka dalë më duket në 12 nëntor në qoftë se e mbaj mend, e kam postuar sot, e pashë rastësisht atë. Në QKB ishte një vendim i marrë në nëntor, por i bërë publik në dhjetor të 2025-ës, ku OSHEE-ja tregonte që do harxhojë 30 milionë lekë të reja për energjinë elektrike të Duranës.
Kështu që vazhdon, domethënë fondet kanë vazhduar deri ditët e fundit. Pra, ne paguajmë për inceneratorin që nuk ekziston. Po, paguajmë që atë Duranën që nuk ekziston. Po, ndërkohë që atje është një fushë, nuk ka asgjë. Po, këta do vazhdojnë dhe 30 milionë lekë të reja do vendosen për energjinë elektrike, që do ta paguajë OSHEE-ja këtë gjë.
Domethënë është prapë paratë tona që do t'ua ofrojnë këtyre. Po imagjino, domethënë deri ku arrihet, deri në shitjen e ajrit edhe në kështjellat, domethënë kështjellat në ajër që ne i kemi ditur deri dje pjesë të fantazisë, kjo është duke ndodhur me pushtetin. Ankohemi për shembull për amnistitë fiskale sepse është pabarazi në treg, kjo është një pabarazi e hapur në treg, sepse kjo po, kjo është dhe me firmë të kryeministrit, sepse të gjitha janë me firmën e kryeministrit. Të gjitha vendimet që janë marrë për Duranën janë me firmën e kryeministrit’, tha ndër të tjera, ekspertja Meri Lika në SYRI TV.