Interi mendon për të ardhmen, 5 milionë euro për talentin 18-vjeçar kroat
Interi ka intensifikuar lëvizjet në merkato për të siguruar përforcime me perspektivë për të ardhmen.
Drejtuesit zikaltër kanë paraqitur ofertën e parë zyrtare ndaj Hajduk Split për mbrojtësin e talentuar Branimir Mlacic.
Bëhet fjalë për një ofertë prej 5 milionë eurosh, e cila tashmë ndodhet në tavolinën e klubit kroat.
Mlacic, i lindur në vitin 2007, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Interit, por edhe të disa klubeve të tjera të rëndësishme europiane, çka ka shtyrë zikaltrit të lëvizin me shpejtësi.
Strategjia e Interit është blerja e kartonit të futbollistit dhe më pas lënia e tij në formë huazimi te Hajduk Split, me qëllim që 18-vjeçari të vazhdojë procesin e rritjes dhe maturimit në Kroaci.
Pavarësisht moshës së re, Mlacic është shndërruar në një nga pikat e forta të skuadrës së Hajduk Split.
Në këtë sezon ai ka regjistruar 18 paraqitje, duke kontribuar edhe me 2 asiste.
Sipas raportimeve të “Sky”, Interi ka bërë tashmë hapin e parë zyrtar dhe pret përgjigjen e klubit kroat për të kuptuar nëse negociatat do të avancojnë më tej.