Semani dëmton fermerët e Fierit dhe Lushnjes: Përmbytja e fundit si kjo, ajo e 1972-shit

Dalja nga shtrati e lumit Seman, ka përmbytur qindra ha tokë në disa fshatra të Fierit dhe Lushnjes. Banorët e prekur nga këto përmbytje theksojnë se dëmet janë të mëdha, si në prodhimet bujqësore po ashtu edhe në drufrutorë si dhe orendi shtëpiake. Në Fier, probleme më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Grecalli dhe Mujalli, me banorët që janë shprehur se një situatë e tillë e ngjashme ka ndodhur në vitet 1964 dhe 1972. Nga ana tjetër, fshati Murriz Kozare është më i dëmtuar në bashkinë Lushnje, si pasojë e daljes së lumit Seman nga shtrati

Nga Syri TV

Qindra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në zonat e fshatrave Grecalli dhe Mujalli, në Fier, pas daljes nga shtrati të lumit Seman.

Banorët e zonës thonë se kjo është një nga përmbytjet më të rënda të dekadave të fundit dhe se një situatë e ngjashme ka ndodhur vetëm në vitet 1964 dhe 1972. Sipas tyre, uji ka mbuluar brenda pak orësh tokat e mbjella me ullinj, vreshta, grurë, elb dhe tërshërë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.

Fermerët shprehen të shqetësuar pasi shumë prej tyre bujqësinë e kanë të vetmin burim jetese dhe përmbytja ka shkatërruar të gjithë mundin e një viti. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për pastrimin dhe sistemimin e shtratit të lumit, si dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara

Dalja e lumit Seman nga shtrati ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në fshatin Murriz Kozare në bashkinë Lushnje. Një ditë pasi e gjithë zo përmbyt, tashmë kanë nisur të dalin në pah edhe dëmet. Fermerët shprehen se kanë humbur gjithcka, që nga prodhimet e serave, shpendët, ushqimin e blegtorisë si edhe orenditë shtëpiake.

Tashmë banorët e fshatit Murriz Kozare janë me sytë nga shteti për të marr dëmshpërblime dhe për të vazhduar aktivitetin e tyre ekonomik, pasi në të kundërt janë tërësisht të falimentuar.