'A doni që ligji të njohë vetëm dy gjini?' KQZ shqyrton kërkesën për referendum për 'Mbrojtjen e Familjes': Ja 7 pyetjet
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve po zhvillon seancë publike për nisjen e procedurave të një referendumi të përgjithshëm shfuqizues.
Një grup prej 16 qytetarësh, të organizuar nën Komitetin Nismëtar “Pro Familjes”, kanë dorëzuar kërkesën zyrtare për nisjen e procedurave të një referendumi të përgjithshëm shfuqizues.
Ky është hapi i parë që hap rrugën për mbledhjen e 50 mijë firmave të nevojshme nga zgjedhësit në të gjithë vendin.
Grupi nismëtar përbëhet nga figura të angazhuara për këtë cështje, juristë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Objekti i referendumit
Komisioni Nismëtar per Referendumin "Pro Familjes"
Kërkohet zhvillimi i referendumit me qëllim, që qytetarët shqiptarë të shprehen lidhur me disa çështje me rëndësi të veçantë. lidhur me Familjen, që shqetësojnë mbarë shoqërinë. Konkretisht. janë çështje që kanë të bëjnë me:
-
Përcaktimin e qartë të identitetit gjinor dhe gjinive në legjislacionin shqiptar; Përcaktimin e llojit të martesave, që mund të lidhen në Shqipëri;
Të drejtën e fëmijës për t'u rritur me një nënë dhe një baba:
Edukimin seksual në arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar;
Adoptimin e fëmijëve (nëse duhet t'u lejohet vetëm prindërve të martuar ose vëllezërve dhe motrave të prindërve të vdekur të fëmijëve jetimë);
Dënimin që ligji duhet të parashikojë lidhur me marrëdhëniet seksuale mes të miturve nën 15 vjeç dhe atyre mbi 15 vjeç, si edhe mes të miturve nën 18 vjeç dhe atyre mbi 18 vjeç; si dhe me faktin që ligji të ndalojë pornografinë dhe dhunën ekstreme dhe të vendosë kufizime audience për seksin dhe dhunën në TV dhe Internet.
Çështjet e mësipërme përbëjnë vlerat bazë, thelbin e shoqërisë sonë, që tendencat dhe zhvillimet e fundit, në fushën legjislative dhe institucionale, i kanë vënë në rrezik. Këto vlera mbrohen Kushtetuta si pjesë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut
Komisioni Nismetar per Referendumin "Pro Familjes” kërkon
Të verifikojë ligjshmërinë formale të kësaj kërkese.
Të pajisë Komisionin Nismëtar për Referendumin "Pro familjes" me fletët-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të 50.000 zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve.
Në dokumentet e siguruara nga gazetarja e Syri TV, Marsi Korreshi zbulohen dhe pyetjet e referendumit
Në fletë të shtypen pyetjet e mësipërme dhe poshtë tyre kutitë Po dhe Jo si më poshtë:
1. A doni që ligji të njohë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër?
Po
Jo
2 - A doni që ligji të njohë martesat vetëm mes burrit dhe gruas?
Po
Jo
3. A doni që ligji të njohë të drejtën e fëmijës për t'u rritur me një nënë dhe një baba?
Po
Jo
4. A doni që ligji të kufizojë edukimin seksual në arsimin parashkollor dhe 9-vjeçar?
Po
Jo
5. A doni që adoptimi i fëmijëve t'u lejohet vetëm prindërve të martuar ose vëllezërve dhe motrave të prindërve të vdekur të fëmijëve jetimë?
Po
Jo
6. A doni që ligji të dënojë marrëdhëniet seksuale mes të miturve nën 15 vjeç dhe atyre mbi 15 vjeç, si edhe mes të miturve nën 18 vjeç dhe atyre mbi 18 vjeç?
Po
Jo
7. A doni që ligji të ndalojë pornografinë dhe dhunën ekstreme në TV dhe të vendosë kufizime audience për seksin dhe dhunën në TV dhe Internet?
Po
Jo
Lista e plotë e anëtarëve që kanë firmosur kërkesën është:
Erald Aga
Besnik Muçi
Kastriot Çipi
Fatjon Softa
Ilir Zmalaj
Alberto Konti
Petrit Levendi
Lirim Fëlluza
Armando Vrushi
Andi Tepelena
Etleva Merko
Igli Zepishta
Perparim Gjeka
Olsi Çaushi
Vladimir Kera
Ada Lushi
Ligji është në qendër të një debati politik dhe social që prej fazës së projektligjit. Ndonëse u kalua në Parlament, ai u shoqërua me debate të ashpra mes mazhorancës dhe grupeve konservatore, të cilat e shohin atë si cënim të strukturës tradicionale të familjes.
Ky ligj është dërguar tashmë edhe në Gjykatën Kushtetuese.