Berisha: Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota e lirë. 7 rezolutat kanë efekt shkatërrimtar mbi regjimin e Edi Ramës

Kreu i PD-së, Sali Berisha, theksoi se beteja kundër korrupsionit gjen mbështetje të fuqishme nga e gjithë bota e lirë demokratike. Ai theksoi se, Edi Rama, së bashku me disa nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si Lubi Balluku, Linda e AKSHI-t, dhe të tjerë, janë të përfshirë në një skemë të rëndë korrupsioni, duke përfaqësuar një regjim që është një nga mafiet më të rrezikshme në Europë.

Berisha shtoi se opozita ka dhe do të vazhdojë të ketë mbështetje të fuqishme në këtë luftë, duke u përmendur 7 rezolutat ndërkombëtare që e godasin këtë regjim. Sipas tij, këto rezoluta kanë një efekt shkatërrimtar për Edi Ramën, edhe pse ato janë censuruar dhe janë mbajtur jashtë vëmendjes nga mediat e qeverisë.

Berisha gjithashtu përmendi se lajmet dhe protestat e fundit kanë qenë më mbështetëse për opozitën se kurrë, dhe se Edi Rama është tashmë një njeri pa shpresë.

Fjala e tij:

Betejën kundër korrupsionit e mbështet e gjithë bota e lirë demokratike. Tani më duhet tu them këtu, se Edi Rama me Lubi Ballukun, me Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrellit të implikuar në çështjetet e AKSHI-t.

Me Agaçin, Agasin dhe Kokokën e të tjerë, është dëshmuar shembulli më i zi, i një kryeministri, padrino i vërtetë i një nga mafiet më të rrezikshme në Europë, dhe ju siguroj që opozita ka dhe do të ketë mbështetjen më të fuqishme.
Mos harroni, janë 7 rezoluta ndërkombëtare se nuk janë zbërthyer, se ato u censuruan gjerësisht nga mediat në mënyrë të tmerrshme, u censuruan nga mediat e qeverisë. 

Nuk është kuptuar mirë se çfarë efekti shkatërrimtar kanë ato mbi regjimin e Edi Ramës dhe çfarë mbështetje të jashtëzakonshme përbëjnë ato për opozitën. 
Lexoni lajmet e protestës së fundit, si ishin ato? Që të gjitha si asnjëherë tjetër më parë në mbështetje të opozitës, Edi Rama është i pashpresë.