VIDEO/ Flet nëna e tre të miturve: S’abuzoj me fëmijët e mi, nëse do t’i lija vetëm do e kisha bërë...
33-vjeçarja Blerina Basha, nëna e tre fëmijëve të mitur që dyshohet se i kyçte në banesë prej ditësh ka rrëfyer versionin e saj të ngjarjes së rëndë.
Ajo pretendon se situata e paraqitur në videon e bërë virale, nuk është realiteti dhe se pamjet janë manipuluar nga persona të tjerë me qëllim për ta dëmtuar. “Shtëpia nuk ka qenë në atë gjendje. Ajo video është vënë nga kushdo tjetër për të më hedhur mua poshtë, për këtë jam e bindur,” shprehet ajo, duke hedhur dyshime për një inskenim të qëllimshëm.
Gruaja e re ka shpjeguar se përballet me vështirësi të mëdha ekonomike. Me familjen e saj jashtë shtetit dhe në pamundësi për ta ndihmuar, ajo jeton vetëm me fëmijët.
Ajo tregoi se ndihma nga familja e ish bashkëshortit është minimale, duke marrë parasysh se vetëm qiraja e banesës ku jeton i kushton 300 mijë lekë (të vjetra). Për të siguruar të ardhurat, ajo punon në një lokal në zonën e Muzeumit në Durrës.
Lidhur me pretendimet se fëmijët nuk e frekuentojnë shkollën, nëna ka sqaruar se fëmijët nuk e kanë braktisur arsimin. Ajo shpjegon se ata kanë munguar për arsye shëndetësore dhe për këtë ka dorëzuar një raport mjekësor pranë drejtorisë së shkollës.
Për më tepër, ajo shton se mungesat kanë përkuar edhe me periudhën e pushimeve shkollore, si dhe me një problem në pallatin ku jeton, i cili kishte mbetur pa furnizim me ujë për shkak të reshjeve. Duke mohuar kategorikisht çdo akuzë për abuzim apo neglizhencë, ajo përfundon duke thënë: “Unë nuk jam një nënë që abuzoj me fëmijët. Po të doja t’i lija vetëm, do ta kisha bërë kohë më parë.”
Familjen e kam të gjithën. Ndodhen, të gjithë ndodhen jashtë për momentin. Nuk kam pasur mundësi, ashtu kam qenë dhe unë, nuk është se jemi në një gjendje shumë të mirë ekonomike. Edhe familja ime. Pretendimi im që kam, shtëpia nuk është se ka qenë... në atë gjendje. Që është vënë nga kushdo tjetër për të më hedhur mua poshtë për atë gjë, domethënë jam e bindur. Domethënë, ajo ka hyrë brenda, se fëmijët e mi nuk janë rritur me kaq vite, domethënë nuk janë rritur kurrë me idenë domethënë që ka një baba domethënë jo të mirë apo ka një gjyshe jo të mirë. Thjesht janë rritur me atë dashurinë domethënë që i kam thënë që po, e keni një baba, e keni një gjyshe, keni një nënë. Unë tani me ata nuk është se kam kontakte të vazhdueshme.
Në momentin që ka dalë nga burgu, domethënë ka nisur domethënë... këto muajt e fundit nisi lekë që nisi për fëmijët, 80 mijë lekë. Po me 80 mijë lekë çfarë të bëj unë? Në qoftë se unë do rri në shtëpi 24 orë me fëmijët? 300 mijë lekë kam qiranë. Unë punoj tek një lokal këtu te rruga Muzeut në Durrës. Fëmijët kanë qenë në shkollë, thjesht kanë qenë të sëmurë, e kam çuar një raport mjekësor te shkolla. Te shkolla domethënë është çuar raporti domethënë që fëmijët kanë qenë dy javë pushime te shkolla, kanë marrë pushimet fëmijët, s'e kam çuar raportin mjekësor.
Dhe në momentin që ka filluar shkolla, nisi domethënë shkolla në datë tetë, shkolla ka filluar ditën e hënë. Ditën e martë ka ndodhur kjo pyetje. Ne kemi pasur domethënë që atë moment domethënë pallati jonë ka qenë i bllokuar. Nga reshjet. Edhe në atë moment domethënë e mori pushim prapë. Domethënë futet se arriti te pallati im është jo vetëm unë, por gjithë pallati im është pa ujë. Për abuzim me fëmijët unë nuk jam nënë e tillë, meqenëse nënë që po t'i lija fëmijët vetëm, do ta kisha bërë kohë më parë...