Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet sërish në SPAK
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sërish pranë Prokurorisë së Posaçme
Sipas burimeve, Ismaili dyshohet për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me përgjimin e të dhënave kompjuterike dhe pjesëmarrjen në struktura kriminale. Konkretisht, hetimet po zhvillohen për veprat penale:
Neni 293/a (paragrafi i dytë) – Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike.
Neni 333/a – Grupi i strukturuar kriminal.
Neni 334 – Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.