PD çon në Kushtetuese Endri Shabanin si Avokat i Popullit: U zgjodh në kundërshtim flagrant...
Partia Demokratike dërgoi sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.
PD kërkon shfuqizimin e zgjedhjes së tij dhe njëkohësisht dhe pezullimin e Shabanit nga detyra.
"Eshtë zgjedhur në kundërshtim flagrant me procedurën" tha Berisha në një konferencë për median sot në selinë PD.
Endrit Shabani u zgjodh Avokat Populli në seancën parlamentare të 11 dhjetor 2025. Seanca plenare e emërimit të tij u karakterizua nga debate dhe tesione.
Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte tërhequr firmat mbështetëse për kandidaturat për Avokat të Popullit dhe se Endri Shabani nuk ishte kandaturë e mbështetur nga PD.