Vodhi një sasi parash në lokalin ku punonte, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas një vjedhjeje të dokumentuar në një subjekt ku ai ishte i punësuar. Shtetasi J. N., kamarier në një lokal, ka vjedhur shuma parash gjatë ditës së djeshme.

Pasi menaxheri i lokalit denoncoi ngjarjen, autoritetet filluan hetimet, duke analizuar pamjet filmike dhe realizuar kontroll fizik, ku një pjesë e shumës së vjedhur u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijojnë goditjet ndaj krimeve kundër pronës, zbardhet dhe dokumentohet një rast vjedhjeje.

Kapet dhe vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili vodhi shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar. 

Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një pjesë e shumës së vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali për vjedhje të shumave të parave në subjektin e tij, kanë organizuar menjëherë punën hetimore.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua dhe u arrestua shtetasi J. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, ditën e djeshme, ka vjedhur shuma parash në subjektin ku ishte i punësuar si kamarier, një pjesë e të cilave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.