'Këtu është shkatërruar gjithçka''/ Banorët e fshatit Bishan: Nevojitet ushqim për bagëtitë, po vuajmë pasojat e përmbytjes

Në ditën e tetë të daljes së lumit Vjosë nga shtrati, dëmet vazhdojnë të jenë evidente në fshatin Bishan, Vlorë.  Banorët punojnë për pastrimin e zonave të përmbytura, duke larguar mbeturinat dhe baltën që lumi ka sjellë në pronat e tyre.

Megjithatë, shqetësimi kryesor i fermerëve është mungesa e ushqimit për bagëtitë.

Sipërfaqet ku ata kishin kullota janë shkatërruar nga përmbytja, ndërsa lumi ka marrë barin që ushqente lopët dhe kafshët e tjera.

Për pasojë, banorët kërkojnë ndihmë urgjente për furnizimin me ushqim për bagëtitë, të cilat po vuajnë pasojat e përmbytjes.