Mijëra hektarë nën ujë në Maliq/ Opozitarët bashkiakë shpërthejnë në akuza: Pushteti po braktis fermerët!
Tensionet janë rritur në Bashkinë e Maliqit, ku këshilltarët e opozitës kanë akuzuar ashpër pushtetin vendor dhe qendror për braktisje të fermerëve të prekur nga përmbytjet e muajve të fundit.
Gjatë një prononcimi për mediat, ata denoncuan dështimin e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak, e cila u bojkotua nga mungesa e këshilltarëve të mazhorancës, duke e lënë fatin e qindra familjeve në ajër.
Sipas nënkryetarit të Këshillit Bashkiak, Fazlli Xholi, situata është dramatike dhe asnjë fermeri nuk i është ofruar dëmshpërblim për dëmet kolosale të shkaktuara nga përmbytjet e nëntorit dhe janarit. Ai e cilësoi mungesën e mazhorancës në mbledhje si "indiferentizëm të qëllimshëm" dhe një "nënvlerësim" të problemit madhor me të cilin përballet zona.
"Qytetarët na kanë votuar për të zgjidhur problemet e tyre, por këshilltarët e mazhorancës nuk vijnë kur puna është për të zgjidhur hallet e komunitetit," u shpreh Xholi, duke shtuar se edhe ai personalisht është i dëmtuar, me të gjithë fermën e tij nën ujë. Ai theksoi se shumë prej problemeve, si bllokimi i kanaleve, vijnë si pasojë e neglizhencës dhe dorës së njeriut, ndërsa dëmet në terren janë të pallogaritshme.
Një tjetër këshilltar i opozitës bëri të ditur se mbi 3,000 hektarë tokë bujqësore, të mbjella me misër, patate dhe kultura të tjera, janë ende të mbuluara nga uji që prej përmbytjes së parë. Përfaqësuesit e opozitës argumentojnë se Bashkia e Maliqit nuk ka kapacitetet financiare për të përballuar një katastrofë të tillë dhe i vetmi mekanizëm zgjidhjeje është shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga qeveria qendrore.
Këshilltarët e opozitës akuzuan gjithashtu pushtetin për burokraci dhe mungesë transparence, duke u ankuar se nuk marrin informacionin e nevojshëm nga administrata për të vlerësuar situatën.
Ndërsa fermerët e irrituar presin zgjidhje konkrete dhe dëmshpërblime, situata në Fushën e Maliqit mbetet kritike, me opozitën që zotohet të mos tërhiqet nga presioni për të vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse.
Ne si këshilltarë të opozitës, kemi bërë të gjitha përpjekjet, që me ngricat kur ranë, të cilat na u thanë do verifikohen, do bëhen dhe nuk është shpërblyer asnjëherë fermerët, të cilit u ka humbur dhe durimi dhe qetësia, sepse është problem ekonomik. Kjo mbledhje që u kërkua nga ana e opozitës për përmbytjet e datës 20 nëntorit dhe datës 8, 9 dhe 10, që janë dy përmbytje, njëra pas tjetrës, të cilat janë dëme kolosale dhe ne kërkuam që të bëhet një mbledhje jashtë radhe. Kjo mua m'u shtrua në kryesi që t'i bënin në datën 8 edhe këtë, që do të thotë, është një nënvlerësim. Me gjithë këmbënguljen time, duke u çuar aty zërin tim, i vetëm që isha atë ditë në mbledhjen e kryesisë, u vendos kështu shumë mirë. Tani unë kam një problem, të cilin dua ta bëj publike. Qytetarët ne na kanë votuar dhe aty të mos vijnë këshilltarët e mazhorancës kur vjen puna për të zgjidhur problemet e tyre, mbase edhe të gjithë komunitetit.
Patjetër që na duhet këtë indiferentizëm dhe e qëllimshme. Aq më tepër po qe se ka patur drita këtu dhe ne na fiken dhe dritat, kjo nuk shkon. Na ndalohet edhe interneti që neve të mos flasim, kjo do të thotë dhunim. Dhe qytetarët për mua kanë një të drejtë madhore, sepse disa herë na thonë që bëni politizoni. Neve, pavarësisht se kemi ardhur në forcat politike, po kur është një problem që ka të bëjë me ligjin, me rregulloren e bashkisë, ne duhet të jemi në këmbë të gjithë, të majtë e të djathtë, për të zgjidhur hallet e atyre që janë përmbytur. Unë kam shkuar në shumë familje. Unë kam rrugën ku jetoj. Kanali ka mësuar disa herë që të pastroheshe, të rregulloheshe, këtë radhë u mbush me. Një familje aty që është pas meje, e dinë të gjithë, është publikisht që kanali është për faj të dorës së njeriut. Mendoni se është një neglizhencë. Ka plasur, e kam ngritur këtu herë herës. E kam ngritur dhe për probleme të tjera si janë dëmtuar biznese që janë për dorë e njeriut.
Tani, fermerët kanë plotësisht të drejtë, themi 100% të drejtë sepse në fund të fundit ata janë dëmtuar, ata janë nën ujë, pasojat ata i vuajnë. Ne do bëjmë atë që na do bëjmë atë që ne na takon për të bërë dhe atë që kemi mundësi për ta bërë. Përveçse fjalës, presionit, për ta bërë atë që duhet bërë, ne s'kemi asgjë tjetër në dorë me fjalë. Tani gjithçka është në dorë të në dorë të si të thuash, të natyrës, që ishalla po përmirësohet, edhe zbutet si të thuash efekti. Dhe reflektimit nga ana e qeverisë. Për të marrë masat e menjëhershme, ashtu, sidomos për Bashkinë e MaliqitNuk është Bashkia e Maliqit, si bashkia e Thethit, as i Vlora, as i Tirana. Këtu janë rreth 6-7 mijë hektarë tokë pothuajse të përmbytur, janë nën ujë. Situata vërtet është kështu kritike.