Maliq, fermerët godasin tavolinat gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak: Turp! Ku janë dëmshpërblimet?

Fermerët e Maliqit shfaqin zemërimin e tyre gjatë mbledhjes jashtë radhës së Këshillit Bashkiak, të thirrur për të diskutuar situatën e krijuar nga përmbytjet e fundit.

Në shenjë proteste, ata kanë goditur tavolinat dhe kërkojnë dëmshpërblime për dëmet e konsiderueshme të shkaktuara në prodhimet bujqësore.

Fermerët deklarojnë se kjo situatë sa vjen dhe rëndohet, duke kërkuar përgjigje konkrete dhe duke thirrur njëzëri: “Turp! Turp!”.

LEXO EDHE: 'Këshilli Bashkiak i Maliqit diskuton dëmet nga përmbytjet', fermerët: Ku janë dëmshpërblimet për prodhimet e shkatërruara?

Julian Guri, një prej fermerëve, u bëri thirrje banorëve për rezistencë: "Me polici, hajde na nxirrni se ne nuk ikim që këtu. Asnjë sdo lëvizë nga këtu, lajmëroni kënd të doni, duam përgjigje konkrete.  Kam 1 muaj e gjysëm që kur ju kam lajmëruar, keni matur edhe tokat, po dëmshpërblimet ku janë? Do na jepen apo jo që të dimë të vazhdojmë me protesta, se rrugë tjetër s’ka."