Fshati Murriz Kozarë, fermerët humbin gjithçka nga përmbytja e lumit Seman
Fshati Murriz Kozarë është përballur me një katastrofë të paprecedentë, ku brenda vetëm dy orësh fermerët humbën të gjithë prodhimet e tyre për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Seman.
Banorët raportojnë se uji ka përfshirë parcelat me grurë, misër, ullinj dhe vreshta, duke shkatërruar çdo gjë që kishin përgatitur për këtë sezon bujqësor. Shumë prej tyre kanë mbetur pa asnjë mundësi për të rikuperuar humbjet.
Fermerët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet dhe dëmshpërblime për humbjet e mëdha që përjetuan brenda pak orësh.
Situata ka krijuar shqetësim të madh në fshat, ndërsa banorët paralajmërojnë se do të kërkojnë përgjegjësi për këtë katastrofë.