Aksident me vdekje në Tiranë/ Automjeti përplas këmbësorin, arrestohet shoferi
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë këtë mëngjes.
Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.