Tërhiqet Lumi i Ishmit, por fshatrat e Krujës mbeten nën ujë

Gjatë natës ka rënë ndjeshëm niveli i Lumit Ishem, duke bërë që uji në arat e fshatrave Murqin, Bilaj dhe Mallkuc të tërhiqet. Megjithatë, sipërfaqe të mbuluara nga uji mbeten ende, ndërsa banorët përballen me pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit.

Një situatë e ngjashme vërehet edhe në fshatin Miliskaj.

Në Malësinë e Krujës nuk raportohet për rrugë të bllokuara, por mungesa e ndërhyrjes së shpejtë i ka lënë banorët të braktisur përballë situatave emergjente.