Arras-Lurë e bllokuar nga bora, 20 qytetarë në rrezik/ Gjunkshi: Duhet ndërhyrje urgjente institucionale, hapeni rrugën tani!
Aksi Arras-Kurë është bllokuar si pasojë e dëborës së rënë që nga e shtuna, duke lënë të bllokuar rreth 20 persona.
Mes shumë vështirësive, Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi, tha se qytetarët arritën të nxirren nga bllokimi.
Për këtë situatë, Gjunkshi ngriti pyetje të forta për mungesën e reagimit institucional dhe të mjeteve borëpastruese, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për luks, por për rrugë jetike dhe siguri.
Ai u bëri thirrje urgjente ARRSH-së, bashkisë dhe emergjencave civile për ndërhyrje të menjëhershme dhe hapjen e rrugës, duke theksuar se shteti testohet në netë të vështira, jo në ditë me diell.
Reagimi
Shkalla e Tujanit, aksi Arras-Lurë është bllokuar mbrëmjen e sotme nga bora, duke lënë rreth 20 persona të bllokuar, të cilët u nxorën me shumë vështirësi.
Lidhur me situatën ka reaguar Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi, i cili ngre pyetje të forta për mungesën e reagimit institucional dhe të mjeteve të borëpastrimit, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për luks, por për rrugë jetike dhe siguri.
Ai i bën thirrje urgjente ARRSH-së, bashkisë dhe emergjencave civile për ndërhyrje të menjëhershme dhe hapjen e rrugës, duke theksuar se shteti testohet në netë të vështira, jo në ditë me diell.