Goal for Barcelona again!
Lewandowski scores in stoppage time (45+3') to double the lead just before the break.
Barcelona 2-1 Real Madrid

#ElClasico #Barca pic.twitter.com/0JZuZBw5R9

— RealidadDirecta (@RealidadDirect) January 11, 2026

Goal for Real Madrid! Vinicius scores in the 45+1 minute after a masterclass play to level the game.

Barça 1-1 Real Madrid#ElClasico pic.twitter.com/TqMmHi0TTK

— RealidadDirecta (@RealidadDirect) January 11, 2026

Goal for Barcelona again!
Lewandowski scores in stoppage time (45+3') to double the lead just before the break.
Barcelona 2-1 Real Madrid

#ElClasico #Barca pic.twitter.com/0JZuZBw5R9

— RealidadDirecta (@RealidadDirect) January 11, 2026

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/11/auto_barca_fitore1768166156.avif", "width": , "height": } }

‘Magjia’ e ‘El Clasicos’ në Arabinë Saudite, fitore dramatike e Barcelonës ndaj Realit në Superkupën e Spanjës

Barcelona e ka fituar sërish Superkupën e Spanjës, duke mposhtur në finale rivalin e përbetuar, Real Madrid.

“El Clasico” si gjithnjë ishte tepër e zjarrtë, me të dy skuadrat që rrezikuan nga fillimi, ku rezultati përfundimtar rezultoi të jetë 3-2.

Barcelona fillimisht dominoi në posedim për të krijuar rastet më të rrezikshme, mirëpo që dështonin t’i konkretizonin.

Ishte Raphinha që e zhbllokoi epërsinë me një supergol pas asistimit të Fermin Lopez (36’).

Sidoqoftë, Reali u kthye në lojë falë Vinicius Jr që shënoi një gol të bukur (45+2’).

Barcelona megjithatë riktheu shpejtë epërsinë përmes Robert Lewandowskit, që shënoi me një parabolë të bukur pas asistimit të Pedrit (45+4’).

Por, Reali arriti të shënojë prap. Në aksionin e fundit, Gonzalo Garcia shënoi pas një topi të kthyer nga rivënia këndore (45+6’).

Heroi i Barcelonës rezultoi të jetë Raphinha, i cili realizoi një tjetër supergol – ku këtë herë goditja e fuqishme iu devijua nga Asencio dhe përfundoi brenda rrjetës (73’).

Barcelona në kohë shtesë edhe mbeti me një lojtar më pak si pasojë e një ndërhyrje të rëndë të De Jong te Mbappe (90+1’).

Sidoqoftë, Reali nuk i shfrytëzoi dy raste të arta në kohën shtesë – ku si Asencio edhe Carreas dështuan nga afërsia.

Kësisoj, Hansi Flick e mban rekordin e mrekullueshëm si të pamposhtur në finale.