Kedhi: Shqiptarët nuk duan të drejtohen nga Pekini por nga Amerika dhe Trump
Anëtari i Departamentit BrainGain të Partisë Demokratike, Nikola Kedhi ka analizuar situatën botërore dhe planet e SHBA-së për Ballkanin.
I ftuar në emisionin “Review”, Kedhi shprehet se ndryshe nga administratat e mëparshme amerikane, Trump ka firmosur një dokument i cili ka kaluar dy dhomat e Kongresit ku ka një seksion më vete për Ballkanin.
Sipas tij lajmi i mirë është se SHBA e ka marrë në ombrellën e saj Ballkanin. Ai shton se Trump po përdor tre shtylla ndër të cilat nuk toleron influencën ruse, kineze dhe kundërshtuese ndaj SHBA-së.
Ai shton se shtylla e dytë është fokusi ndaj Azisë për të penguar Kinën në synimet e saj gjeopolitike. Gjithashtu ai theksoi se shtylla e tretë është ri zgjimi i Evropës për t’i bërë ballë Rusisë. Sipas tij është në interes të shqiptarëve që balanca e pushtetit të qëndrojë në perëndim.
“Trump erdhi e tha ne nuk jemi të gatshëm ta lëmë vendin e parë si superfuqi e botës. Ne si shqiptarë duhet të jemi të lumtur për këtë sepse nuk është ne interesin tonë si shqiptarë, si evropianë po të doni që të kemi një rend botëror ku rregullat i shkruan Pekini.
Por na intereson që të kemi një rend botëror ku balanca e pushteti qëndron në perëndim. Në këtë aspekt, kuptojnë se çfarë ndodhi në Venezuelë javën e kaluar shikojmë gjithë politikën në Lindjen e mesme e tjerë me radhë”, tha ai.