Protestat në Iran/ Ministria e Jashtme: Shqiptarë tregoni kujdes të shtuar, qëndroni në kontakt me...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të protestave të dhunshme që kanë nisur në të gjithë vendin.
Përmes një njoftimi, MEPJ thekson se qytetarët shqiptarë që ndodhen në Iran, duhet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Për këtë çështë diplomacia shqiptare ka vënë në dispozicion të bashkëkombësve, numrat e kontaktit për 5 përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në rajonin e Lindjes së Mesme, konkretisht: Katar, Kuvajt, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Turqi.
Njoftimi
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: embassy.doha@mfa.gov.al
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: embassy.kuëait@mfa.gov.al
Tel: +965 94048219
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: embassy.UAE@mfa.gov.al
Tel: +971 50 980 7881
AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: embassy.ankara@mfa.gov.al
Tel: +90 (549) 561 19 85