Manchester United eliminohet nga FA Cup, mposhtet nga Brighton

Brighton ka kaluar në fazën e 1/16-tës së finales në Kupën FA.

Ekipi anglez triumfoi 2-1 ndaj Manchester United, duke i shkaktuar një goditje të rëndë “Djajve të Kuq”.

Brajan Gruda kaloi Brightonin në avantazh në minutën e 12-të të ndeshjes.

Welbeck e dyfishoi epërsinë e Brightonit në minutën e 64-të të takimit.

Ajo që arritën të bënin te Manchester United ishte goli për 1-2 i shënuar nga Benjamin Sesko në minutën e 85-të, duke u eliminuar mjaft shpejt nga njëri prej kompeticioneve në Angli.