Serie A/ Milani shpëton në fund nga humbja me Fiorentinën
Fiorentina dhe Milani kanë ndarë pikët në javën e 20-të të Seria A.
Rezultati 1-1 u vulos me dy gola në pjesën e dytë.
Fillimisht shënoi Komuzo për Fiorentinën. Vendësit po shkonin te fitorja, por llogaritë i prishi Nkunku me golin në minutën e 90-të.
Milani duhet të mjaftohet me 1 pikë, edhe pse me një ekip nga zona e ftohtë.
Kjo pasi Fiorentina kishte mundësinë për ta fituar takimin në fund, por traversa mohoi golin e sigurt.
Milani ndodhet 2 pikë pas Interit, që do të luajë ndeshjen e tij me Napolin.
Fiorentina ndërkohë mban vendin e 18-të, që mbyll zonën e ftohtë.