NATO: Kërcënimi në Arktik po rritet, ne po forcojmë aktivitetet tona!
Aleanca Atlantike e Veriut, NATO ka ngritur shqetësimin rreth aktivitetit të shtuar në Arktik.
“Aleatët po punojnë ngushtë së bashku për çështjet e Arktikut”, u ra dakord së fundmi për të thelluar kuptimin tonë të aktiviteteve në Arktik dhe për të rritur aktivitetet dhe ushtrimet tona në Veriun e Epërm, u shpreh Komandanti Suprem i Forcave Aleate, Gjenerali Alexus Grynkewich.
Bashkëpunimi ushtarak, sipas tij, në këtë rajon, nuk ka qenë kurrë më i fortë.”
Deklarata e zyrtarit të lartë të NATO-s u bë në Konferencën për Politikat e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Salen të Suedisë.
"Në Veriun e Largët, anijet ruse dhe kineze po kryejnë gjithnjë e më shumë patrullime të përbashkëta", theksoi ai, duke shtuar se kërcënimi do të bëhet "gjithnjë e më i madh"./ANSA.