VIDEO/ Fshati Rrajcë-Bardhaj në Prrenjas ‘ngrin’ nga të ftohtët, 3 ditë pa drita
Prej tre ditësh banorët e fshatit Rrajcë Bardhaj në Bashkinë Prrenjas, vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike për shkak të këputjes së telave.
Gazetarja e Syri Tv, Margarita Mëhillka raporton se pavarësisht situatës, banorët thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse dhe për këtë arsye janë ngritur vetë për të bërë të mundur rilidhjen e telave elektrikë.
Mungesa e energjisë ka shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuar, duke ndikuar në jetën e përditshme dhe në aktivitetet bazë.
Banorët shprehen të revoltuar nga neglizhenca dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe garantimin e sigurisë në rrjet.