Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores përfundimtare, diktatura e Ajetollahëve në grahmat e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian.

Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se revolucioni iranian po ecën drejt fitores vendimtare, ndërsa diktatura e Ajetullahëve obskurantistë ndodhet në grahmat e fundit.

Ai dënoi ashpër masakrat dhe barbaritë e regjimit ndaj kryengritësve paqësorë, ndërsa theksoi se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.

“Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre.

Rroftë Irani i lirë dhe demokrat! Vdekje Ajetollahëve!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Reagimi i plotë

Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.

Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!

Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.

Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.

Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.

Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!

Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!

Vdekje Ajetullahëve!