'Narko-ministrat jo vetëm s'ndihmojnë, por fshehin përmbytjen' Berisha publikon denoncimin nga Rrogozhina
Kreu i PD-së Sali Berisha publikon një denoncim të ardhur nga banorë të Rrogozhinës të cilët thonë se ke vite kanë ngritur zërin për devijimin e rrjedhës së lumit Shkumbin në Vilë- Bashtovë por siç gjithmonë ndodh fjalët bien në vesh të shurdhër .
Ndërsa sot lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur hektarë të tërë tokash bujqësore.
Po kështu vërshimi i ujit e ka devijuar drejtimin e lumit dhe për shume pak mbetet që të përpijë edhe rrugën që të çon ne plazh, kanë denoncuar banorët.
“E njëjta katastrofë ka ndodhur edhe tek ura e Rrogozhinës.”
Situata dramatike bëhet edhe më e madhe kur ata denoncojnë se ‘Deputete dhe minstra janë në terren per mos publikimin e katastrofes qe ka ndodh”
Berisha e shoqëron postimin me komentin se 'Narko-ministrat jo vetëm nuk ndihmojnë banorët, por fshehin përmbytjen e tyre'.
Lexoni denoncimin e qyetarit dixhital.
Narko-ministrat jo vetëm nuk ndihmojnë banorët, por fshehin përmbytjen e tyre
Pershendetje Doktor flas nga rrogozhina.
Me vite të tëra e kam ngritur zërin për devijimin e rrjedhës së lumit Shkumbin në Vilë- Bashtovë por siç gjithmonë ndodh fjalët bien në vesh të shurdhër .
Sot lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur hektarë të tërë tokash bujqësore dhe më e keqja është se ne nuk parandalojmë asgjë në kohën e duhur.
Vërshimi i ujit e ka devijuar drejtimin e lumit dhe për shume pak mbetet që të përpijë edhe rrugën që të çon ne plazh .
Situata është dramatike.
E njëjta katastrofë ka ndodhur edhe tek ura e Rrogozhinës.
Deputete dhe minstra jan ne terren per mos publikimin e katastrofes qe ka ndodh