SYRI TV/ Rama sulmon institucionet e drejtësisë, Berisha: Ramaduro foli për menderen e tij

Kryeministri Edi Rama sulmoi insitucionet e drejtësisë,  duke deklaruar se drejtësia në vend nuk është e paanshme dhe cilësore. Në kundërpërgjigje, kryetari I Partisë demokratike Sali berisha u shpreh se rama po sulmon drejtësinë, për të mbrojtur veten e vet, tashme që janë faktuar aferat korruptive te qeverisë.

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar dhe sulmuar drejtësinë, duke deklaruar se  drejtësia në vend nuk është as e paanshme as cilësore. Gjatë monologut, në podcastine tij flasim, Rama sulmoi insitucionet e drejtësisë, në një kohë kur numri dy I qeverisë së tij, është marrë e pandur për shkelje të barazinë në të paken 11 episode me vlere 1.2 mld euro dhe tashme spak kërkon arrestimin e saj. 

Për deklaratat e kryeministit,  reagoi edhe kreu  I Partisë demokratike, Sali Berisha. Përmes  një reagimi në rrjetet  sociale,  lideri I opozitës u shpreh se Rama po sulmon drejtësinë, pasi  është I frikesuar për veten evet, tashmë që janë publikuar me fakte vjedhjet e qeverisë, të urdheruara prej tij.

Ramaduro foli për menderen e tij.Ai, si peng i Lubisë, pasi ka bllokuar nëpërmjet 83 mandateve të tij të krimit heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, përsëri sulmoi sot drejtësinë e tij, e cila sipas tij “nuk është as e paanshme dhe as cilësore”.Me këto akuza, Ramaduro dëshmon se ai nuk pranon dhe nuk do të pranojë vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve, meqë sipas tij ata nuk janë të paanshëm dhe janë injorantë, jo cilësorë! Me këtë qëndrim, Rama sërish pranon fajësinë e tij dhe ky qëndrim është një apel për çdo shqiptar të ngrihet për largimin e tij nga pushteti, një ditë e më parë!

Reagimi I liderit te selisë blu,vjen ne nje kohë kur prej javësh partia demokratike po I kërkon kreut të kuvendit, të mbledhe Këshilin e Mandateve për t'i hequr imunitetin Belinda Balluku, ndersa mazhoranca socialiste ka bllokuar  kërkesën e SPAK, që do t'i hapte rruge arrestimit te numrit dy të qeverisë.