Ngjarje e rëndë në Fier, Baçi: Të hetohet dhuna e dyshuar nga efektivë policie

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e 10 janarit rreth orës 23:30, në fshatin Vjosë, Njësia Administrative Cakran, Bashkia Fier, ku persona të armatosur kanë sulmuar brenda banesës së tyre Ylli Meçen, 81 vjeç, dhe djalin e tij Altin Meçe, emigrant prej vitesh në Gjermani.

Të dy të dëmtuarit ndodhen të shtruar në Spitalin e Fierit, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore mbetet e paqëndrueshme. Deputeti i PD Luan Baçi denoncon se familjarët akuzojnë si autorë punonjës të Komisariatit të Policisë Fier, të denoncuar edhe me emra.

Sipas Baçit, në spital mungon prania e policisë për të garantuar sigurinë e të dëmtuarve, ndërsa ka shqetësime për tentativa të manipulimit të ngjarjes. Ai i bën thirrje Prokurorisë dhe drejtuesve të policisë për një hetim të plotë, transparent dhe të drejtë, duke kërkuar vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Postimi:

Nje ngjarje e rende dhe me pasoja te rrezikshme per jeten, ka ndodhur mbremjen e dt 10 Janar rreth ores 23 e 30 min ne fshatin Vjose. NJ.V.Cakran bashkia Fier!

Persona te armatosur kane sulmuar brenda ne shtepine e tyre, Ylli Meçen 81 vjeç dhe djalin e tij Altin Meçe, emigrant ne Gjermani prej 27 vitesh, i kthyer per festat ne vendlindje!

Gjendja e tyre shendetsore vazhdon te jet jo normale dhe vazhdojne te jene ne spitalin e Fierit nen kujdesin e mjekeve!

Policia pas njoftimit qe kane bere familjaret, kane kryer veprimet formale dhe jane larguar pa dhene asnje spjegim!

Familjaret denoncojne se personat e armatosur qe i kane sulmuar ne banesen e tyre, jane punonjes te policise prane komisjaratit Fier dhe kane denoncuar me emra!

Ne keto momente ne spital, ku jane te demtuarit nuk ka asnje punonjes policie, per te siguruar te demtuarit, qe jane te terrorizuar dhe te friksuar akoma nga ndonje sulm tjeter i mundshem i grupit qe i ka sulmuar ne shtepine e tyre!

Familjar te tyre, po vazhdojne te rrine te dhoma e tyre, per te siguruar qetesine ne vazhdimesi!

I bej thirrje drejtuesve te poicise, oficereve te policise gjyqesore dhe prokurorise Fier, per nje hetim gjitheperfshires, transpararent dhe te drejte, per venien para pergjegjesise te personave pergjegjes te kesaj ngjarje te rende, qe sipas denoncimit te te demtuarve, jane njerez te veshur me pushtet dhe pjestar te policise ne Fier

Po behen perpjekje per te manipuluar ngjarjen dhe te marrin ne mbrojtje dhunuesit qe sipas denoncimit te te demtuarve jane punonjes te policise ne Fier!