Reshje të dendura dëbore në Korçë, ngrica dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur qytetin e Korçës dhe të gjithë qarkun, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë zona urbane dhe rurale.
Sasia e dëborës ka qenë e lartë dhe reshjet vijojnë ende, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe në përditshmërinë e qytetarëve.
Nga videot e mbërritura në redaksinë e Syri.net, shihet se dëbora ka mbuluar rrugët, trotuaret dhe mjetet, ndërsa ngricat kanë shtuar rrezikun për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.
Në zonat më të larta të qarkut, trashësia e dëborës është edhe më e madhe, duke e bërë më të vështirë lëvizjen dhe duke izoluar përkohësisht disa fshatra. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Situata mbetet në monitorim, ndërsa reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim.
Përditesimi i situatës
Datë: 11.01.2026 | Ora: 08:30
Prefektura e Qarkut Korçë informon se, sipas të dhënave nga strukturat përgjegjëse të bashkive, nuk raportohen problematika të reja. Vijojnë punimet për neutralizimin e plotë të situatave të krijuara gjatë ditës së djeshme.
Situata në rrugë (ARRSH – Rajoni Qendër–Lindje):
Segmenti Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur.
Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore. problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit.
Akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë, Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Dogorë–Goricë ka pasur reshje bore, po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normal.
Bilisht–Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Segmentet K/Boboshticë–Dardhë dhe K/Lapidari Podgori–K/Podgori–Liqenas: vijojnë reshjet e borës, po kryhet pastrim dhe kriposje.
Situata energjetike (OSHEE):
Aktualisht janë 6 fidera të stakuar, me rreth 600 abonentë ruralë pa energji elektrike. Nuk ka mungesë energjie në zonat urbane.
Korçë: 1 fidera
Maliq: 2 fidera
Pogradec: 2 fidera
Bilisht: situatë normale
Ersekë: 1 fider