SYRI TV/ Rama fajëson qytetarët për përmbytjet: I hidhni mbeturinat, si lopa bajgën
Kryeministri Edi Rama sulmoi me fyerje dhe ofendime qytetarët, duke i akuzuar ata si fajtorë për përmasat që morën përmbytjet e ditëve të fundit. Gjatë podcastit të tij, Rama konfirmoi se nuk do të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore, e cila do të kompensonte plotësisht qytetarët, ndërsa nuk dha ende një shifër se sa banesa dhe biznese janë dëmtuar.
SYRI TV
Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sot në fyerje dhe ofendime ndaj qytetarëve, duke u faturuar atyre fajin për përmbytjet e ditëve të fundit. Rama pretendoi se qeveria ka bërë investimet e duhura për përballimin e situatës nga reshjet e shiut, por deklaroi se janë qytetarët shkaktarët e përmasave që mori përmbytja, për shkak të hedhjes së mbeturinave kudo.
Pas sulmeve dhe ofendimeve ndaj qytetarëve, Kryeministri nuk dha një shifër për banesat dhe bizneset që janë dëmtuar nga përmbytjet, duke pohuar se ato do të evidentohen, ndërsa fondet e Ministrisë së Financave do të kenë prioritet infrastrukturën e dëmtuar.
Edi Rama shmangu totalisht analizimin e shkaqeve të përmbytjeve për shkak të abuzimeve me fondet e infrastrukturës teknike, siç ishte rasti i hidrovorit të Porto Romanos. Me këtë komunikim, Kryeministri konfirmoi edhe një herë refuzimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, duke u mbyllur derën qytetarëve për të përfituar kompensim të plotë për dëmet nga përmbytjet.